Arsimi profesional, Klosi: 26 mijë vende pune presin punonjës të kualifikuar

Kërkesat në tregun e punës vijojnë të jenë më të larta për punonjësit e kualifikuar pas përfundimit të arsimit profesional. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha se 26 mijë vende pune presin këtë kategori duke e vënë theksin në rëndësinë e arsimit profesional.INSTAT raporton për 2015 se papunësia në vend është 17.3%. Pavarësisht se të papunët ju kanë drejtuar zyrave të punësimit në të gjithë vendin, oferta më të shumta janë për punonjës të kualifikuar të dalë nga shkolla profesionale.Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, tha se ka 26 mijë vende punë të lira për këtë kategroi, ndërsa u kërkoi Ambasadorëve të huaj të mbështesin me projekte dhe investime konkrete shkollat profesionale.Klosi: Kemi shumë njerëz që kërkojnë punë dhe po ashtu kemi 26 mijë vende të reja pune të cilat kërkojnë punëtorë të kualifikuar. Po a janë të gatshëm punonjësit shqiptarë ti afrohen tregut të puëns, me kërkesat që ai ka, si një treg europian? Padyshim që kemi shumë probleme. Këta punonjës të papunë ti bëjmë profesionista të vëtetë që mund të jetojnë me punë të ndershme dhe me këtë punë të ndershme mund ti afrohen tregut shqiptar dhe tregut europian të punës.Ministri e vuri theksin në reformën e arsimit profesional gjatë një tryeze bisedimi më diplomatët e huaj në vendin tonë si Ambasadori i Gjermanisë, Ambasadori i Zvicrës, Drejtoresha e Përgjithshme e UNDP-së, përfaqësues të misionit europian në vendin tonë dhe Ambasadës italiane, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të fushës së arsimit profesional.Klosi /Oranews.tv/