Ndryshimet në statutin PS, Fino: Do të konsultohen së shpejti me bazën
Partia Socialiste pritet të sanksionojnë në statut rikonfimimin e mandatit të kryetarit në rast të fitimit të zgjedhjeve parlamentare.Deputeti Bashkim Fino, anëtar i grupit të punës për ndryshimet në statut në një intervistë për Ora News, thotë se statute i ri pritet ti japë fund edhe debatit të hapur për mosmbajtjen e zgjedhjeve në parti në kushtet kur mandate zyrtar i Edi Ramës ka mbaruar, por ai u zgjodh kryeministër.Bashkim Fino: “Kjo është e lidhur në fund të fundit me statutin që kemi sot. Kemi një nen ku thuhet se kryetari i PS-së kur nuk fiton zgjedhjet automatikisht jep dorëheqjen, pse kur fiton zgjedhjet të mos i jepet mundësia që ai të vazhdojë të jetë kryetari I PS-së?!Fino, thote se brenda pak kohësh, statute do të konsultohet me bazën e partisë, për t;iu dërguar më tej Asambledës Komëbtare dhe për t'u finaluzuar në Kongresin e janaritBashkim Fino: "Ne kemi bërë dy mbledhje dhe jemi duke trajtuar dhe do përshtatim statutin mbi bazën e orgazizimit të ri të reformës territoriale. Natyrisht një draft të parë do e kemi shumë shpejt për tia çuar strukturave të partisë poshtë në bazë”Vendimi për ndryhsimet në statut, u mor ne mbledhjen e fundit të Asamblesë Komëbtare, si nevojë e përshtatjes së strkutrave me ndarjen e re territorialale të Shqipërisë.
/Oranews.tv/