Basha, Fleckenstein: PD e vendosur të kalojë ligjin, maxhoranca e zvarrit
“Maxhorancës i mungon vullneti për të bërë dekriminalizimin e politikës dhe administratës”.Është shqetësimi që kryetari PD-së Lulzim Basha përcolli tek Raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian Knut Fleckenstein në takimin e zhvilluar paraditen e sotme në selinë PD.“Po bëhet një vit nga arritja e marrëveshjes me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Fleckenstein dhe Kukan, procesi vazhdon të zvarritet nga mazhoranca për të mbrojtur personat me rekorde kriminale që i ka promovuar në pushtet. Zoti Basha ka shprehur shqetësimin në mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të bërë dekriminalizimin e politikës dhe administrates” mësohet të ketë thënë Basha, informon zyra e shtypit e selisë PD.Basha ka vlerësuar mbështetjen e eurodeputetit Fleckenstein për procesin e dekriminalizimit dhe angazhimin e tij për t’i shkuar deri në fund këtij procesi.“Partia Demokratike, tha zoti Basha e ka propozuar që para zgjedhjeve vendore projektligjin per dekriminalizimin por nuk u pranua me qëllimin e vetëm që të kandidojë persona me rekorde kriminale të cilat fituan dhunshëm në zgjedhjet e kapura dhe të prishura të 21 Qershorit, siç u faktua dhe në raportin e OSBE/ODHIR-it. Përveç tyre, zoti Basha bëri të ditur se me dhjetra persona të tjerë me rekorde kriminale u emëruan në administratën e qeverisjës qendrore dhe vendore. ” vijon njoftimi i zyrës së shtypit.Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur vendosmërinë e opozitës për kalimin e ligjit për dekriminalizmin dhe më e rëndësishmja, implementimi e tij.“Nxjerrja e kriminelëve jashtë nga Kuvendi, jashtë nga zyrat e kryetarëve të bashkive, nga administrata, jashtë nga sferat e vendimmarrjes është pritoritet i Partisë Demokratike" mësohet të ketë thënë Basha.Në këtë takim u diskutua edhe për reformën në drejtuesi, aferën CEZ, korrupsionin galopant, evazionin dhe kontrabandën nga oligarkët e lidhur me qeverinë, represionin mbi biznesin e vogël dhe qytetarët dhe krizën e ekonomike që ka mbërthyer vendin.Në njoftimin e ardhur nga PD, nuk bëhet me dije cili ka qenë qëndrimi që raportuesi I PE pr Shqipërinë, Knut Flenkenshtajn mbajti për temat e bisedës.Raportuesi i PE, u largua sot nga Shqipëria./Oranews.tv/