Mbërrin në Kuvend marrëveshja e rishikuar me "Rapiscan"

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend marrëveshjen e rishikuar me kompaninë Rapiscan, për skanimin në doganë. Drafti parashikon 8 përjashtime për biznesin, me qëllim lehtësimin e tij. Por kostot financiare të këtyre përjashtimeve nuk do t’i mbajë kompania koncensionare, por do të paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, me 4 milionë euro në vit nga buxhetiTirane- Kuvendi do të nisë këtë javë shqyrtimin e marrëveshjes se rishikuar me kompaninë Rapiscan për skanimit të kontenierëve në doganë.Sipas projektligjit të dorëzuar në parlament, nuk do të paguhet tarifë për këtë shërbim në transit. “Për të shmangur pagesën e tarifës së skanimit prej 44 eurosh për dy deklaratat doganore që prodhohen për të njëjtin mall, propozohet që të përjashtohen nga pagesa e tarifës mallrat e vendosura në regjimin transit.Në këtë rast, pagesa e tarifës së skanimit do të bëhet në momentin e deklarimit, në degën e doganës së brendshme të Tiranës” theksohet në relacionin që shoqëron projektligjin.Drafti parashikon gjithashtu që të hiqet pagesa për mallrat që dalin nga regjimi i magazinimit doganor drejt një destinacioni tjetër doganor, me përjashtim të rieksportit.“Propozohet që mallrat që dalin nga regjimi i magazinimit doganor drejt një destinacioni tjetër doganor të mos paguajë tarifën e skanimit, sepse është paguar kjo tarifë në momentin e deklarimit për futjen në magazinimin doganor”, shpjegohet në relacion.Drafti parashikon edhe 6 përjashtime të tjera me natyrë teknike, që në thelb parashikojnë lehtësimin e biznesit.Por kostot financiare të këtyre përjashtimeve nuk do t’i mbajë kompania koncensionare, por do të paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.Në fund të relacionit theksohet se “Shuma e përjashtimeve nga tarifa e skanimit, si rezultat i këtij projektligji, do të ulë të ardhurat nga tarifa e shërbimit dhe do të rritë me të njëjtën shumë, diferencën që mbulohet nga buxheti i shtetit. Kjo shumë, së bashku me atë që rezulton nga ulja e tarifës nga 39 në 22 euro, është rreth 4 milionë euro në vit, që do të thotë se buxheti duhet të përballojë rreth 4 milionë euro në vit për pagesën ndaj “Rapiscan Systems”, Inc”/Oranews.tv/