Basha paralajmëron bllokim të këshillit bashkiak: Do ta bëjmë tym e zjarr

Në kuadër të turit "Fjalën e kanë qytetarët", kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me tregtarë të tregut industrial në Durrës.Tregtarët i shpjeguan kreut të opozitës se ndonëse janë taksapagues të rregullt, përballen taksat e larta, kushtet e papërshtatshme të tregut dhe ulje të fuqisë blerëse.Kryedemokrati Basha i njohu tregtarët me propozimet e PD që tregtarët e vegjël të paguajnë vetëm 0.5 përqind taksë të xhiros vjetore dhe 9 % takë e sheshtë.Basha u premtoi tregtarëve se këshilltarët demokratë në Durrës nuk do të lejojnë asnjë mbledhje normale të Këshillit Bashkiak pa ulur taksat që rëndojnë mbi qytetarët.Lulzim Basha: “Ne do ta ulim taksën e pronës por deri sa të vijë ajo ditë, këshilltarët tanë do ta bëjnë tym e zjarr këshillin bashkiak deri sata ulim me 30% taksën e pronës. Vangjush Dako ti bëjë mirë llogaritë, sepse mbledhje normale të këshillit bashkiak pa u bërë kjo nuk ka për të pasur”Në takimin me tregtarët, Lulzim Basha shoqërohej nga drejtues lokalë të PD-së, deputetë të qarkut dhe nga ish-kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma.