Bashkia ‘bllokadë’ produkteve që manipulojnë me vendin e origjinës
Nëse me herët tregetaret përdornin zonën e Baldushkut për të shitur më shpejt prodhimet e tyre si domate apo gjelat e detit, tani nuk do të ndodhë më.Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me agjensinë e mbrotjes së konsumatorit do të ngrejë një taskë forcë për të garantuar origjininën e saktë të produktit, për të shmangur edhe manipulimin e konsumatorëve.Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë: “Në të kaluarën janë vënë re disa mënyra abuzive, dhe bashkia e Tiranës do të krijojë të gjithë kushtet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit që emblem e Baldushkut të ngelet ajo”Sipas nënkryetarit të bashkisë së Tiranës Andi Seferi përtë lançuar këtë aksion është zgjedhur pikërisht njësia e re administrative e Baldushkut. Sot aty do të jetë ndalesa e rradhës e “biofest”, festës që promovon njësitë e reja administrative të Tiranës.Bashkia e Tiranës, synon ta kthejë festën e promovimit të vlerave kulturore të njësive të reja administrative në një traditë sezonale, në qendër të së cilës do të jenë vlerat kulturore dhe historike të secilës zonë.
/Oranews.tv/