Xhemali: Humbja nga Drejtorët; Bushati: Diversiteti, aset i paçmueshëm
Debate dhe akuza të drejtpërdrejta në drejtim të mënyrës sesi po zhvillohen mbledhjet e analizës paszgjedhore të 21 qershorit në Partinë Socialiste të Shkodrës, ka lëshuar ish-kreu i Komunës Berdicë, Besnik Xhemali. Ndërkohë koordinatori për Shkodrën, Ditmir Bushati, akuzave iu përgjigj me fjalët se diversiteti i mendimeve është aset i paçmueshëm dhe vlerësohet në PS.Mbledhjet e PS në Shkodër për analizën paszgjedhore dhe përgatitjen për betejën e 2017-s vijojnë të shoqërohen me debate.Ish-kreu i Komunës Berdicë, Besnik Xhemali, lëshoi akuza të drejtpërdrejta për mënyrën se si po zhvillohen mbledhjet e analizës paszgjedhore të 21 qershorit.Një ndër zërat më kritik në mbledhjen e drejtuar nga koordinatori, Ditmir Bushati, braktisi sallën 10 minuta pas nisjes.Për mediat Xhemali u shpreh se Drejtorët socialistë nuk punuan për këtë parti dhe për kandidaten Bazhdari në 21 qershor.Besnik Xhemali: "Sa ka marrë Keti Bazhdari vota? 10 100 vota. Sa Drejtorë ke? 30. Llogariti, sa bën ti Drejtor kaq, kaq. Nuk e di se të kujt janë këtu. Nuk kanë punuar absolutisht."I deleguari, Ditmir Bushati, nuk ktheu përgjigje mbi kritikat në mbledhje por tha se diversiteti i mendimeve është aset i paçmueshëm.Ditmir Bushati: "Ka një paralizë të thellë të pushtetit vendor dhe na lind ne përgjegjësia si qeveri për të ofruar më shumë shërbime dhe për të pasur më shumë investime dhe për Shkodrën.PS është forca më e madhe demokratike dhe diversiteti i mendimeve është aset i paçmueshëm."Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, Bushati ka kritikuar një pjesë të Drejtorëve fillimisht për ardhjet me vonesë në takim, ndërsa pjesa tjetër e diskutimeve ka qënë analizë e mirëfillte e punës së çdo strukture në degën e veriut.
/Oranews.tv/