Biznesi: Klima e investimeve nuk është e mirë, të bëhet analizë reale
Biznesi e konsideron të vështirë klimën e krijuar në vend dhe apelon qeverinë që të dialogojë me të dhe të analizojë me kujdes situatën ekonomike. Sipas përfaqësuesve të sipërmarjes private, është bërë e vështirë të investosh në ShqipëriTirane- Bizneset kërkojnë dialog me qeverinë. Fushata anti informalitet, e cilësuar si represive nga sipërmarja private ka ulur besimin te ekonomia, sic u konstatuar vetëm pak ditë më parë edhe nga Banka e Shqipërisë në vrojtimin e Besimit të Biznesit dhe Konsumatorëve. Përfaqësuesit e biznesit deklarojnë se klima për të investuar nuk është e mirë.Zenel Hoxha, kryetar i Dhomës Britanike: "Për momentin klima sigurisht që është jo e favorshme. Ka probleme sidomos për investitorët e huaj. Pasi është kontestuar gjithmonë sistemi i drejtësisë, sistemi i të bërit biznes."Ilir Zhilla, kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë: "Qeveria duhet të bëjë një analizë reale pasi prej shumë vitesh jemi në një krizë të gjatë, dhe rezervat e energjitë e ekonomisë shqiptare janë drejt minimumit. Çdo shtyrje e kësaj analize, mbi si është vepruar deri më sot dhe hapja e një diskutimi real me biznesin është emergjente”Përkeqësimi i klimës së biznesit dhe rënia e besimit në ekonomi rrezikon jo vetëm stepjen e tij për të invetsuar, por edhe largimin e kapitalit jashtë vendit, cka do të ishte me shumë pasoja për ekonominë në këtë moment.
/Oranews.tv/