Restoranti ABA 21 sjell në Tiranë shefin e kuzhinës me yll Michelin

Për herë të parë në Shqipëri, në një prej restoranteve më të njohur të Tiranës, ABA 21, vjen një shef kuzhine me një yll Mishelin, vlerësimi më i lartë në artin e gatimit.Felice Lo Basso  nuk do të gatuajë i vetëm, në krah të tij është edhe Dorjan Belli, ndër të paktët shefa të kuzhinës shqiptare, njëkohësisht Presidenti i Federatës së Kuzhiniereve Shqiptare.Dorian Belli: Për mua është kënaqësi. Kam vizituar dhe restorantin e Felices në Milano dhe është kënaqësi personale që ndodhet me mua për ti dhuruar të ftuarve të sotëm një darkë të mrekullueshmeFelice Lo Basso: Para disa vitesh për ne italianët Shqipëria nuk ishte pikë referimi për të promovuar kuzhinën italiane por tani kanë ndryshuar gjërat. Pranova menjëherë dhe mbeta shumë i kënaqur.Gatimet e dy shefave u shijuan nga një publik i zgjedhur.ABA21 është një nga restorantet më prestigjoze të Tiranës që ofron kryesisht gatime të kuzhinës italiane./Oranews.tv/