Kontrollohen lokalet e natës, shoqërohen 19 balerina, i liruari nga burgu kapet me pistoletë

Një aksion i policisë nëpër lokalet e natës në Durrës e Shijak me qëllim kontrollin e volumit të muzikës në orët e vona dhe të sendeve të jashtëligjshme që posedojnë frekuentuesit e tyre, përfundoi me shoqërimin e 38 personave, mes tyre 19 balerina.Ndërkohë në pranga ka rënë dhe një person i cili në fillim të këtij viti ishte liruar nga burgu.KontrolliAksioni në lokalet e natës është ndërmarrë mbrëmjen e 23 tetorit deri në orët e para të mëngjesit të 24 tetorit.Kontrollohet u ushtruan në 7 lokale të qytetit të Durrësit dhe të Shijakut,të evidentuara si më problematiket.Si rezultat, janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës 22 shtetas ku 15 prej tyre janë balerina.Ndërsa, në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shijak janë shoqëruar,16 shtetas ku 4 prej tyre janë balerina.Arrestohet Gëzim AleksiMes personave frekuentues të lokalit ishte dhe Gëzim Aleksi 39 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, ShijakAi u arrestua pasi gjatë kontrollit i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: •një armë zjarri pistoletë e prodhimit Jugosllav, kalibër 7.62 mm dhe•një krëhër të vendosur në pistoletë me 7 fishekë kalibër 7.62 mm.“Shtetasi, Gëzim Aleksi në vitin 1998 është dënuar me 25 vite burg për veprat penale:’Rrëmbim personi”;Vjedhje me dhunë”dhe “Krime kundër jetës”dhe është liruar në fillim të vitit 2015” informon policia e Durrësit.