Emërimi i mësueve, grupe inspektimi në çdo Drejtori Arsimore Rajonale

Për të parë situatën e punësimit të mësuesve, ministria e Arsimit ka nisur grupe inspektimi në Drejtoritë Arsimore Rajonale për të kontrolluar punësimet dhe emërimet e mësuesve në këtë viti të ri shkollorKy inspektim, nga autoritet e arsimit është parë i nevojshëm nisur nga situata e gjetur në një vit më parë me 4000 mësues pa arsimin përkatës ose jashtë profilit.Drejtoria e Arsimit parauniversitar Zamira Gjini tha se po krijohet një datatabazë të nevojave të mësueve që kanë shkollat më të largëta të vendit.Zamira Gjini: “Na u desht që në fillimin e këtij viti të nisim përsëri inspektimin për të bërë krahasim mes vitit të kaluar dhe këtij viti. Kemi hartuar një database me ato vende që ndoshta akoma kanë mbetur pa u plotësuar me mësues.Rreth 2000 mësues pa arsim janë larguar nga sistemi ndërsa mësuesit jashtë profilit që nuk janë testuar më herët dhanë provimin e shtetit.Zamira Gjini: “I dhamë mundësi shumë mësuesve që ishin pa dhënë provimin e shtetit të qëndronin në vendin e punës por iu dha mundësia ta jepnin provimin e shtetit në qershor, dhe nëse ato nuk e merrnin provimin do të largoheshin”Drjetorja e arsimit parauniversitar thotë se mësuësit e laguar janë zvëndësuar nga ata që konkuruan nga vlerësimi "Mësues për Shqipërinë" dhe nga të diplomuarit që kanë rezltuar të sukseshëm nga provimi i shtetit.