Bojkotojnë mësimin, gjimnazistët: Kundërshtojnë zhvillimin me turne

Nxënësit e shkollës së mesme Havzi Nela në Kukës, kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste ndaj mësimit me turne. Të ardhur kryesisht nga zonat rurale, gjimnazistët thonë se nuk kanë mundësi ta ndjekin mësimin orëve të pasdites, pasi nuk kanë transport për t'u kthyer në shtëpi.Kukës-250 nxënës të shkollës së mesme "Havzi Nela" në Kukës kanë bojkotuar mesimin pasi kundërshtojnë zhvillimin e mësimit, orëve të pasdites.Të mbledhur para bashkisë nxënësit thonë se shumë prej tyre vijnë nga rrethinat e Kukësit dhe mungesa e transportit për t'u kthyer në shtepi e bën të pamundur  mësimin pasdite.Sipas nxënësve bojkoti i mesimit do të vazhdojë të gjendet një zgjidhje për shqetësimet e tyre./Oranews.tv/