370 mijë euro dëm shtetit, Prokuroria dërgon për gjykim 7 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin dhe dërgon për gjykim 7 ish-zyrtarë të ALUIZNIt, Tiranë, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” për legalizimin e ndërtimit të 14 subjekteve ndërtuese në kundërshtim me parashikimet ligjore, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 370 mijë euro.Hetimi ndaj këtyre personave është zhvilluar në gjendje të lirë. Organi i akuzës e ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili nga ana e tij ka konstatuar shkelje ligjore gjatë kontrollit për periudhën 2004-2011.Në konkluzion të veprimeve hetimore, Prokuroria Tiranë bën me dije se ka arritur në përfundim se “ish-përgjegjësja e Sektorit të Legalizimeve dhe 6 specialistë të asaj zyre kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”, pasi nga kontrolli i dosjeve te vetedeklarimeve per legalizim te objekteve te ndryshme, eshte konstatuar qe ne procesin e legalizimit te shtesave informale ne ndertimet me leje nuk jane respektuar kriteret e percaktuara ne ligj duke shkaktuar dem ne ngarkim te shtetit dhe te shtetasve”.Po sipas hetimeve “dokumentacioni i perllogaritjes se takses se ndikimit ne infrastrukture dhe penaliteteve per objektet me leje, me shtesa informale ne ndertim te objekteve nuk ishin te plota dhe te sakta. Ne keto dokumentacione mungonin akte te domosdoshme si: percaktimi i siperfaqeve shtese, korrespondimi me numerin e pasurise me zonen kadastrale per cmimet minimale te shitjes per efekt fiskal per qytetin e Tiranes sipas marreveshjes perkatese te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe Shoqates se Ndertuesve te Shqiperise, firma e specialistit ne tabelen permbledhese me siperfaqet shtese sipas kateve bashkengjitur projektit arkitektonik per t’iu referuar siperfaqes se llogaritur”.Sipas kallezimit te gjitha mangesite e mesiperme kane shkaktuar nje detyrim, rrjedhur nga mosperllogaritjet e sakta te penaliteteve, ne shumen prej 364.733 euro dhe 818.544 leke.Në përfundim, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasve:1. Eli Pano2. Svjetllana Jakupi3. Magda Suljoti, (Dedi)4. Suela Gjançi5. Nertil Abdulaj6. Endrit Lile7. Dritan Papanastasi