Tahiri pret Fleckenstein, diskutime mbi arritjet e policisë dhe reformën në drejtësi

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri priti sot në një takim reporterin për Shqipërinë në Parlamentin uropian, Knut Fleckenstein.Siç bën me dije Ministria e Brendshme përmes një njoftimi, në takim u diskutuan arritjet e MPB-së dhe Policisë së Shtetit gjatë këtij viti në luftën kundër narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit.Gjithashtu, Ministri Tahiri dhe eurodeputeti Fleckenstein folën mbi reformat e deritanishme të ndërmarra nga mazhoranca dhe punën për plotësimin e angazhimeve në kuadër të integrimit evropian, më e rëndësishmja prej të cilave është reforma në drejtësi.