Hillary Clinton gati të dëshmojë për sulmin në Libi ku mbeti i vrarë ambasadori i SHBA-së
Kandidatja demokrate për president Hillary Clinton është vendosur të dëshmojë përpara komisionit të Kongresit rreth sulmit ndaj konsullatës amerikane në Libi në vitin 2012 ku mbeti i vrarë amabasadori amaerikan dhe tre amerikanë të tjerë.Në atë kohë ajo ishte Sekretare Shteti dhe do të përballet me pyetje të forta.Partia e saj thotë se kjo çështje po përdoret për prishjen e figurës së saj në prag zgjedhjesh presidenciale.Për sulmin janë bërë deri tani 7 hetime kongresionale, për militant të dyshuar islmaikë.Bastisja e 11 shtator 2012-s në Bengazi të Libisë, çoi në vdekjen e ambasadorit dhe 3 personave nga stafi i ambasadës.Cilat janë disa nga pyetjet që Clinton do t’i duhet t’i japë përgjigje:-Pse në fillim qeveria amerikane tha se sulmi ishte spontan, kur më vonë doli se sulmi ishte i planifikuar?-Pse u injoruan thirrjet e ambasadorit Stephens për përforcime sigurie-Pse përdori serverin e saj privat për të çuar email-e dhe jo atë të qeverisë?