Tregtimi i mollëve, Fermerët e Dvoranit: Thuajse po i falim

Fermerët e Dvoranit në Korçë, zonë e njohur për kultivimin e mollës, i apelojnë shtetit vendosjen e një cmimi tavan për tregtimin e mallit të tyre. Kërkesa e tyre vjen pak kohë pas nisjes së aksionit ndaj informalitetit, që sipas fermerëve u ka bllokuar tregun e shitjes së mollëve, duke i detyruar ta japin nën kosto. Korçë-Aksioni ndaj informalitetit ka vendosur në vështirësi fermerët e Korçës. Sipas tyre, para se të niste vënia në shinat e ligjit e biznesit, kishte furgona të tregtarëve që vinin nga Tirana për t'ua marrë mallin, kryesisht mollët, ndërsa sot, nuk ka treg shitje.Fermerët e Dvoranit kërkojnë që shteti të monitorojë çmimin e tregtimit të mollëve, për të cilët thonë se e shesin nën kosto.Sipas tyre cmimi i mollës nuk e kalon 10 lekë për kilograme. Fermerët e Dvoranit shprehen se janë pajisur me kartën e fermerit për shitjen e rregullt të mallit, por permbushja e këtij detyrimi nuk u ka zgjidhur problemin e tregtimit të mollës. Një javë më parë, një grup fermerësh nga Devolli, protestuan para parlamentit për mungesën e tregut për shitjen e mollëve, duke akuzuar se futet mall nga importi./Oranews.tv/