Konferenca e Kryetarëve vendos ringritjen e dy komisioneve hetimore
Konferenca e Kryetarëve vendosi sot të ringrejë dy komisionet hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike, ai “Për verifikimin e bllokimit të sistemeve elektronike tatimore” dhe komisioni “Për emërimet në administratën publike”.Ndonëse dy komisionet e kërkuara nga opozita janë miratuar më shumë se një vit më parë, ato nuk kanë funksionuar, duke i djegur dhe afatet kohore të punës së tyre.Vendimi i sotëm i Konferencës së Kryetarëve i hap rrugën rinisjes së veprimtarisë hetimore, e ndërprerë në muajt e parë të këtj viti.Komisioni “Për kontrollin e zbatimit të legjislacionit për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore tatimore”, kryesohet nga deputeti i PD-së, Arben Ristani, ndërsa komisioni “Për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore”, drejtohet nga deputeti demokrat, Genc Pollo.