Policia Izraelite vret nje vendas gabimisht dhe 2 palestinezë qëllimisht

Vijon dhuna, kaosi, vrasjet dhe protestat në Jeruzalem. Një student izraelit u vra nga oficerët e policisë së Jeruzalemit pasi menduan se ishte terrorist.Sipas mediave në Tel Aviv, studenti ka tentuar të marrë armën e njërit prej policëve gjatë një debati të ashpër.Kjo ëshjtë vrasja e dytë që ndodh gabimisht gjatë 48 orëve të fundit, pas vrasjes dhe masakrimit të një tjetër izraeliti duke menduar se ishte militant palestinez.Ndërkaq policia ka qëlluar me armë zjarri dy palestinezë gjatë protestave të dhunshme, të cilët kishin qlluar me thikë një izraelit.Të tre viktimat u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, teksa deri tani 9 shtetas nga Izraeli janë vrarë nga palestinezët gjatë sulmeve me thika dhe 48 palestinezë, përfshirë 24 sulmues, mes tyre fëmijë kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme gjatë gjakderdhjes dy javore.Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon deklaroi se situata është e rëndë dhe se duhet të ndërhyet menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.