4 vjeçari qëllon me çifte në kokë motrën 1 vjeç, humb jetën e mitura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2015, 11:12
Një i mitur vetëm 4 vjeç ka plagosur me armë zjarri motrën e tij 1 vjeç, e cila ka gjetur më pas vdekjen.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:45 të mbrëmjes së mërkurës (21 tetor 2015) në banesën e shtetasit G. Karafilaj në Jalë të Himarës.Vogëlushi me iniciale G.K 4 vjeç ka plagosur aksidentalisht me çifte motrën e tij me iniciale A.K 1 vjeç.E mitura është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal, por për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë, nuk ka mundur të mbijetojë.Policia dhe grupi i ekspertëve ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha veprimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.