Arrestohen anëtarët e bandës shqiptare, 73 vjedhje në Xhenova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2015, 12:35
Policia italiane e qytetit të Xhenovas ka arrestuar në mëngjesin e sotëm 17 persona, anëtarë të një bande e specializuar në grabitje banesash.16 nga personat e arrestuar janë shqiptarë e 1 është nënshtetas italian. Banda kishte qëndrën në Rajonin e Ligurias e vepronte dhe në rajone të tjera në Veri të Italisë.Sipas Policisë italiane kjo organizatë kriminale kishte kryer të paktën 73 vjedhje në qytetet e Gjenovas, Savona, Alessandria e Piaenza.Ndaj 10 prej 16 personave të arrestuar është ekzekutuar urdhëri i arrestit me burg, 6 të tjerët hetohen në gjendje të lirë