Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës” Withers: Më lejon të kthehem në Shqipëri
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i dorëzoi ish-ambasadorit amerikan në Tiranë John Withers "Çelësin e Qytetit".Veliaj vlerësoi ish-ambasadorin për kontributin që ka dhënë në përcjelljen pranë komunitetit ndërkombëtar të problemeve që ai ndeshi në vendin tonë ndërsa ushtronte funksionin e ambasadorit të Amerikës.Erion Veliaj : “Të shërbesh si ambasador i SHBA në vendin më pro-amerikan në Evropë, besoj se është një eksperiencë e veçantë por janë të rrallë ata ambasadorë që kanë arritur të krijojnë me popullin shqiptar atë raport që krijoi John Withers. Nuk e teproj nëse them se shumë shqiptarë e ndiejnë John si një ndër ne, jo thjesht si përfaqësues i një vendi mik dhe partneri strategjik por si njeri që përjetonte problemet e shoqërisë shqiptare, si të ishim ne, që ishte i përkushtuar ndaj transformimit demokratik të Shqipërisë, ndoshta edhe më shumë se disa prej nesh, që mes halleve, vështirësive, përplasjeve, debateve shpesh herë na del nga shënjestra ai që në fakt është objektivi më i rëndësishëm.Gjatë qëndrimit të John Withers në Shqipëri, ai ndërmori një sfidë të vështirë për t’u ofruar asistencë ligjvënësve shqiptarë për të ndërtuar një demokraci dhe ekonomi më të fortë.”Për Withers ky vlerësim është një mundësi e mirë që e thërret vazhdimisht për tu kthyer në Shqipëri, ndërsa iu referua Faik Konicës për të shprehur përshtypjet e tij se në Tiranë po fryn një ere e re ndryshimi.“Në vitin 1913 Faik Konica po kthehej në Tiranë pas disa vitesh jashtë vendit. Hodhi sytë nga dritarja dhe shkoi këto fjalë: U preka nga bukuria e papërshkrueshme e maleve që rrethonin Tiranën, mali i Dajtit qëndronte madhështor në njërin krah dhe në krahun tjetër Petrela. Edhe unë jam kthyer sot në Tiranë, edhe unë jam prekur e prekem nga bukuria e maleve të saj, nga dinamizmi i rrugëve të saj, nga mikpritja e ngrohtë e qytetarëve të saj. Ndjej një freski tjetër në ajër tani, një frymë ndryshimi në qytet dhe kjo është diçka e mirë për të lundruar."Po për ish-ambasadorin vlerësimi me çelësin e Tiranës është një mundësi e mirë për të ardhur më shpesh në vendin tonë e për të shijuar edhe ndonjë gotë raki që duket se është ndër ato gjëra që i ka pëlqyer gjatë qëndrimit në vendin tonë.“Ky çelës do më jepte lirinë për t ë hyrë në këtë qytet sa herë të dëshiroja. Dhe gjithashtu me lejon mua të ulem dhe të vi e të pi një kafe, ndoshta dhe 1 apo 2 gota raki dhe të ndaj histori të vjetra, të kaloj kohë me miqtë e mi të dashur.“Në ceremoni kanë qenë të pranishëm diplomatë, deputetë të Parlamentit shqiptar, si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

