Përmbyset autobusi me 30 gjimnazistë në aksin Dragot-Belsh, s'ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2015, 09:57
Një autobus me 30 nxënës të shkollës së mesme është përmbysur këtë mëngjes në aksin Dragot-Belsh, teksa shkonin në shkollë.Aksidenti u regjistrua rreth orës 09:20 në fshatin Turbull të Dragotit. Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin A.M rreth 50 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka asnjë të dëmtuar dhe nxënësit janë dërguar në shkollë.Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa dyshohet se autobusi ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës nga reshjet e dendura të shiut.