Ministri Bajrami shfuqizon vendimin e Këshillit për shkarkimin e rektorit
Ministria e Arsimit shfuqizoi të enjten vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për shkarkimin e rektorit të këtij universiteti Ramadan Zejnullahu.Këshilli Drejtues vendosi të mërkurën për shkarkimin e rektorit, duke nxitur reagime në shkallë të gjerë. Kërkesa për shkarkimin e rektorit Zejnullahut ishte shtruar nga njëzetë e tetë anëtarë të Senatit të Universitetit të Prishtinës. Në kërkesë numëroheshin disa arsye për shkarkimin e rektorit, mes tjerash, edhe për siç thuhej, shkeljet ligjore, bllokimin e mbledhjeve të Senatit, ndërprerjen e konkurseve për studime të doktoratës, etj.Institucionet më të larta të Kosovës si dhe përfaqësues partish politike e të shoqërisë civile kundërshtuan vendimin për shkarkim të rektorit, ndërsa të enjten, ministria e arsimit e shfuqizoi vendimin.Zhvillimet rreth rektorit Zejnullahu nxitën sërish diskutime për situatën në Universitetin e Prishtinës i cili u themelua 45 vjet më parë dhe deri vonë ishte i vetmi universitet publik në Kosovë.Ja vendimi i plotë:V E N D I MI.SHFUQIZOHET Vendimi Nr. Prot: 2/378 , i datës 21.10.2015, i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.II.Pavlefshmëria absolute e Vendimit Nr. Prot: 2/378, i datës 21.10.2015, e shpallur përmes këtij vendimi, ka efekt juridik në kuptim të Ligjit nr. 02/L-28 për Procedurën Administrative.III.OBLIGOHEN organet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për zbatimin e këtij vendimi.IV.OBLIGOHET Departamenti i Inspeksionit të Arsimit, që në pajtim me Ligjin Nr. 2004/37 për Inspeksionin e Arsimit në Kosovë të inspektoj zbatimin e këtij vendimi dhe kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion.V.Vendimi hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit.A r s y e t i mDuke u mbështetur në dispozitat e lartshënuara dhe duke marr parasysh se procedura për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është iniciuar në kundërshtim me paragrafin 2, pika 2.2 të nenit 31 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përbën rast për pavlefshmëri absolute të Vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas pikës d) të nenit 92 të Ligjit Nr. 02/L-28 për Procedurën Administrative. Sa më sipër, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.Këshillë juridike: Kundër këtij vendimi të Ministrit, pala e pakënaqur mund të inicioj konflikt administrativ në gjykatën kompetente, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita në të cilën i është dorëzuar vendimi.Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MinistërIu dërgohet:-Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;-Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;-Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;-Sekretarit të Përgjithshëm të MAShT;-Departamentit të Inspeksionit të Arsimit në MASHT;-Arkivit të MASHT.