Policia kontroll linjave urbane, interurbane si edhe ato të tansportit të nxënësve
Që prej fillimit të kësaj policia rrugore ka nisur një aksion të kontrollit të të gjitha linjave urbane dhe interurbane si edhe ato të tansportit të nxënësve të shkollave.Kontrollet janë zhvilluar në afersi të shkollave si dhe pranë stacioneve të autobuseve.Sipas policisë deri tani janë testuar për pije alkoolike më shumë se 250 drejtues mjetesh që drejtojne mjete të transportit të udhëtareve dhe të nxënësve të shkollave.Ndërkohe nga ana e Policise Rrugore janë ndeshkuar më shumë se 40 drejtues mjetesh që transportojne nxënës shkollash me shumë se kapaciteti i lejuar në lejen e qarkullimit.Kontrollet kane per objekt:-kontrollet per anen dokumentare-pajisjen me leje drejtimi perkatese-kontrollin mbi numrin e femijeve qe transportohen nga mjetet duke respektuar limitet sipas lejes se qarkullimit-drejtuesit e mjeteve qe mbajne femijet ne vendet e para te pa sistemuar me pajisjet e posacme.-Kontrolle per perdorim te alkolit gjate drejtimit te mjetit.-kontrolle mbi pajisjen me sinjalitike te nevojshme dhe logot sipas kerkese se bashkise tirane per mjetet qe transportojne nxenesit e shkollave.-disiplinimin e trafikut ne oraret e mengjesit dhe te perfundimit te procesit mesimor ne mesdite.