Refugjatët, UNHCR: Mijëra familje me fëmijë kanë hyrë nga Serbia në Kroaci
Mijëra njerëz u zgjuan në të ftohtë dhe mjegull të dendur mëngjesin e të enjtes në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë për të vijuar më pas udhëtimin drejt Bashkimit Europian.Niklas Stoerup Agerup, përfaqësues i UNHCR thotë se 1000 persona kanë hyrë në Kroaci gjatë natës, teksa kufiri u hap në orët e para të mëngjesit."Është ftohtë dhe normalisht këta njerëz kanë nevojë për tenda dhe batanije. Ne u kemi siguruar disa mjete bazike dhe ushqime, por sërish nata nuk është e lehtë, bën shumë ftohtë”, thotë ai.Klandestinët përdorin të gjitha rrugët, shtigjet dhe mënyrat për të arritur destinacionin e tyre.Nga Serbia, emigrantët hyjnë në Kroaci pastaj në Slloveni, Hungari dhe Austri. Policia serbe tha se nga ora tetë e të mërkurës dhe deri në orën shtatë të së enjtes kanë kaluar kufirin 1200 persona.Një grup i refugjatësh, të mbledhur rreth zjarrit këndonin këngë për Gjermaninë, destinacioni final për shumë prej tyre."Germany, Merkel, ju duam shumë”, këndojnë ata në gjuhën e tyre, duke treguar edhe një foto të Kancelares në një smartfon.Sllovenia ka kërkuar nga Bashkimi Evropian forca policore shtesë për të menaxhuar fluksin e emigrantëve, teksa në 24 orët e fundit në vendin e vogël kanë hyrë më shumë se 10 mijë emigrantë.Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker, do të mbajë të dielën një takim të jashtëzakonshëm me liderët europiane me në fokus krizën e emigrantëve.