SHBA kritika Rusisë për pritjen me “tapet të kuq” që i bëri Presidentit sirian

Shtëpia e Bardhë ka dënuar ashpër vizitën në Moskë të presidentit  sirian Bashar Al-Assad.Një zëdhënës i presidencës amerikane kritikoi Rusinë që i bëri Assad-it një “mirëpritje me tapet të kuq”.Udhëtimi i liderit sirian të martën (20 tetor) erdhi tre javë pasi Rusia nisi sulmet ajrore në Siri kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe forcave të tjera.Sot, një skuadër deputetësh rusë pritet të takojnë presidentin Assad dhe kreu e parlamentit sirian në Damask.Ndërsa në Moskë, Assad i shprehu mirënjohjen ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në konflit.Ai tha se “përfshirja e Rusisë ka ndaluar terrorizmin në Siri”.Nga ana e tij Putin tha se shpresa e Moskës është që të arrihet një zgjidhje afatgjate me pjesëmarrjen e të gjithë forcave politike, etnike e grupeve fetare”.