Tenda të ngrohta për emigrantët në Calais, rritet numri i policëve
Franca premtoi se do të furnizojë me tenda të ngrohta emigranët e grumbulluar në qytetin Kale të Francës për shkak të dimrit të ftohtë, teksa ka mobilizuar qindra policë rreth qytetit të populluar me mijëra refugjatë.Qeveria thotë se numrat janë dyfishuar javët e fundit dhe aktualisht janë 6 mijë që presin të hyjnë në Britaninë e Madhe.Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, vizitoi qytetin Kale pas peticionit të 800 intelektualëve francezë për më shumë vëmëndje ndaj klandestinëve.Ai hodhi poshtë akuzat se shteti nuk ka bërë sa duhet, duke premtuar se deri në fund të vitit do të ndërtohen 1500 tenda të ngrohta për të gjithë klandestinët.Qeveria do të garantojë sigurimin e nevojave bazike për klandestinët dhe do të bëjë githçka që ata të largohen nga qyteti Kale.“ Por të gjithë ata që tentojnë të kalojnë kufirin për të hyrë në Britani me mënyra të rrezikshme joligjore do të përballen me ligjin”, tha Kazanueve, duke garantuar edhe njëherë se asnjë grua dhe asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa tendë.Shtimi i forcave policore do të përqendrohet kryesisht në zonën e eurotunelit që lidh Francën me Britaninë.Autoritetet franceze do të vendosin në terren edhe 460 forca policore përpos 665 që janë aktualisht për të shmangur problemet dhe fatkeqësitë.


