Mark Crawford: Mora kupon tatimor për printimin e fjalimit tim
Në përvjetorin e 15 të dhomës amerikane të tregtisë drejtuesi i saj Mark Crawford i kurseu tonet kritike të viteve të fundit ndaj aksionit të qeverisë për informalitetin dhe zgjodhi ta percjellë me humor atë.Mark Crawford: "Përgjatë viteve ka nisma të ndryshme qeveritare, përsa i përket legjislacionit për një shembull konkret unë shkova të printoj fjalimin tim në një dyqan dhe për printimin me dhanë një faturë me TVSH. Ne si dhomë amerikane duhet të japim shembull, gjërat fillojnë në nivel vendor, në nivel individi dhe në nivel biznesi."Ministri i Tregtisë dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj njoftoi se fokusi në të ardhmen mbetet biznesi i madh të cilit qeveria i ka lënë kohë tre muaj të vetëkorrigjohetArben Ahmetaj: "Fokusin e kemi te sipërmarrja , te biznesi i madh dhe në të njëjtën kohë jemi shumë koshientë e të ndërgjegjshëm që nuk do të duhet të shkojmë dhe të vendosim gjoba por do duhet të bëjmë vizita fiskale për korrektim . Sipërmarrja ka 3 muaj të vetëkorrigjohet. E madhe, e mesme apo e vogël në mënyrë që mos të pësojë asnjë ngërç në zhvillimin e vet."Ministri Ahmetaj tha se qeveria ka një rekord pozitiv me dhomat e tregtisë duke veçuar atë amerikane, e cila u vlerësua edhe nga ambasadori amerikan. Diplomati i SHBA e ftoi dhomën amerikane të zgjedhë partnerët e saj të bashkëpunimit.