Rrëzohet amendamenti i Ballës, lihet në fuqi kufizimi i përqindjes së pronësisë në media

 Mazhoranca është tërhequr nga ndyshimi i ligjit të medias, duke lajmëruar rrëzimin e amendamentit të deputetit Taulant Balla, i  cili këkronte shfuqizimin e nenit 62 qe parashikon kufizimin e perqindjeve te aksioneve ne radio dhe telvizione private. Nënkryetari i Komsionit të Medias, Alfred Peza, tha se kjo nderhyrje bie ndesh me sugjerimet e ndërkombëtareve. Mazhoranca tërhiqet nga ndryshimi  i  ligjit për mediat audiovizive.  Deputetët e majtë në Komsionin Parlmentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik,  pas kundërshtive të ndërkombëtarve si OSBE, Këshilli i Europës dhe prezenca e Bashkimit Europin në Tiranë,  lajmëruan  rrëzimin e  amendamentit të   kolegut të tyre Taulant Balla që parashikonte rregullimin e pronësise në media.Alfred Peza: Abrogimi i nenit 62 mund të sjelli një impakt shumë negative në media dhe në pluralitetin e saj dhe për lirinë e saj në Shqipëri. Ne vendosëm që të aprovojmë dhe të jemi në sinkron me qëndrimin e institucioneve ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje.Propozimi i deputetit socialist Taulant Balla, i cili nuk është anëtar i Komisionit të Medias,  kërkonte  shfuqizimin e nenit 62, i cili percakton kufizime në aksionare në përqindje për televizionet dhe radiot kombëtare, që do të thotë se një njeri i vetëm nuk mund të zotërojë 100 % të aksioneve./Oranews.tv/