Shëmbet Ura, Izolohen dhjetëra familje në zonën e Hajmelit

Shembja e urës që lidh fshatrat në komunën Hajmel Të Vaut të Dejës pas reshjeve të fundit, ka izoluar dhjetëra banorë të zonës. Ata bëjnë apel për ndihmë ndërkohë që bashkia për shkak të fondeve po kryen riparim provizor të urës, e cila me rinisjen e reshjeve ka propabilitet të madh të izolohen.5 fshatra të njësisë administrative të Hajmelit prej disa ditësh kanë mbetur të izoluar si pasojë e shembjes së një ure. Edhe pse ishte rikonstruktuar pak muaj më parë, prurjet e shumta të lumit e dëmtuan rëndë, ndërsa familjet e zonës apelojnë për ndihmë. Sipas tyre lëvizja në këto kushte është e pamundur me mjete, ndërsa në këmbë u rrezikohet jeta.Qytetari 1 : “Unë si banor i fshatit Hajmel jam paralizuar komplet, nuk kemi asnjë komunikim as me fshatrat e tjera , as me qytetin. Kemi kërkuar ndihmë edhe te prefektura por deri tani nuk na kanë dhënë përgjigje”Qytetari 2 : “Probleme kanë furgonat që transportojnë nxënësit sepse ka shumë fëmijë të cilët shkojnë  në Shkodër për të studiuar dhe kjo ka qënë një urë kalimi.”Bashkia Vau Dejës po kryen një riparim provizor, por që është i pamjaftueshëm pasi me rinisjen e reshjeve sërish fshatrat do të izolohen. /Oranews.tv/