Nis ndërhyrja për rikonstruksionin në të gjithë Lezhën
Me përmirësimin e kushteve atmosferike, në Lezhë ka nisur ndërhyrja në rrugët e dëmtuara nga përmbytja dhe punimet për linjën e re të ujësjellësit të qytetit.Punimet kanë nisur fillimisht në aksin nga tregu i lirë i qytetit e deri në ishull Lezhë, ndërsa u bllokua edhe e gjithë lëvizja e automjetëve përgjatë këtij segmenti.Rrugët e dëmtuara pritet të rikonstruktohen brenda dy javësh.Ndue Lushi, Drejtori i Sherbimeve Bashkia Lezhë, : “Punimet të bëhen në kohën e duhur dhe me cilësinë e duhur. I kërkoj qytetarëve të na mirëkuptojnë për bllokimet e rrugëve që do bëjmë këto 2-3 ditë. Në çdo segment 3-4-5 ditë dhe brenda 15 ditëve në varësi të kushteve të motit do përfundojmë të gjithë mbylljen e rrugëve të qytetit”Dëmtimi i rrugëve të Lezhës përshkak të vendosjes së tubacioneve të ujësjellësit të ri dhe së fundmi edhe nga përmbytjet, u kthyen në një problem shqetesues për qytetarët./Oranews.tv/