Fadil Nasufi dhe Flamur Bime emërohen prefektë në Berat dhe Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2015, 17:44
Qeveria rikthen në poste shtetërore dy ish-kryetarë bashkish që nuk rikandiduan në zgjedhjet vendore të qershorit.Në mbledhjen e kësaj të mërkurë Këshilli i Ministrave vendosi të caktojë në postin e prefektit e qarkut Berat, ish-kryetarin e kësaj bashkie, Fadil Nasufi.Edhe ish-kryetari i bashkisë Gjirokastër Flamur Bime emërohet prefekt i qarkut të Gjirokastrës.Dy prefektët e rinj kanë mbajtur postet e kryetarëve të bashkive nën siglën e PS.Tjetër vendim i marrë nga mbledhja e qeverisë është edhe mbyllja e ndërmarrjes së furnizimit Industri Miniera dhe krijimi i qendrës së grumbullimit dhe tregtimit të kimikateve të rrezikshme. 
