Tre ditë pas përmbytjeve, harrohet Selenica
Ndërsa në Vlorë ka nisur puna për evidentimin e dëmeve dhe ndihmën ndaj familjeve të përmbytura, jashtë vëmendjes së Shtabit të Emergjencave ka mbetur bashkia e Selenicës.Tre ditë nga përmbytjet e së dielës, bilanci është 50 familje në Dushkarak dhe Vllahinë vijojnë të vuajnë pasojat e vërshimit të ujit.Ndërkohë sipas të dhënave nga bashkia e Selenicës, vlera e dëmit në bizneset e përmbytura përllogaritet në të paktën 500 mln lekë të vjetra deri me tani.Nënkryetari i bashkisë Sokol Hodaj konfirmon për Ora Neës se 48 rrugë rurale ndërmjet fshatrave gjenden ende te bllokuara dhe jashtë funksionit për shkak të baltës dhe inerteve.Gjithashtu disa ura dhe vepra urbanistike jane rrënuar nga intensiteti i shirave të rrëmbyeshëm.Ndërkohë për banorët e bashkisë së Selenicës, vështirësitë janë kryesisht në orendit shtëpiake të dala jashtë funksionit, mungesa e ushqimit për bagëtitë, mungesan e veshmbathjeve etj.
