Në Kuvend nesër kontroll i rreptë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2015, 13:19
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë sot vendim që nesër të zhvillohet kontroll më e rreptë ndaj personave që do të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.Nga kjo kontroll nuk do të kursehet as kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.Me këtë vendim kontrollit do t’i nënshtrohen edhe stafi i kryeparlamentarit, shefat e grupeve parlamentare, deputetët, ministrat, personeli dhe gazetarët.Ky kontroll i detajuar po bëhet për shkak të sigurisë se brenda Kuvendit nuk do të futen mjete të rrezikshme