Shqipëri-Çeki nevojë për impuls të ri bashkëpunimi

Kryeminsitri shqiptar dhe ai çek kanë shprehur nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Duke folur në forumin ekonomik në Pragë, Rama ftoi investitorët çekë të ecin në gjurmët e tursitëve cekë dhe të kthejnë sytë nga Shqipëria për investime.Kryeminsitri Rama ka kërkuar rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Çekisë. Gjatë froumit ekonomik në Pragë, kreu i qeverisë shqiptare ftoi investiorët çekë të shtojnë praninë e tyre në Shqipëri.“Nga janari 2005, Shqipëria ka eksportuar në Çeki, mallra me vlerë 48.9 milionë euro, ndërsa Çekia ka eksportuar në Shqipëri, mallra me vlerë 225 milionë euro. Peshën më të madhe të importeve nga Çekia e përbëjnë makineritë dhe të eksporteve nga Shqipëria, mineralet dhe mallrat e konsumit. Megjithatë është e qartë për të gjithë që këtu kemi një potencial të madh dhe pothuajse të pashfrytëzuar dhe se shifrat e sotme janë krejtësisht të papranueshme në raport me ambiciet e përbashkëta për të ardhmen. Të dyja qeveritë tona janë angazhuar për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në sektorë të tjerë, turizëm, transport, bujqësi, energji apo infrastrukturë. Projekti madhor i TAP-it që do të pasohet më gazifikimin e vendit do të rrisë ndjeshëm potencialet për bashkëpunim midis dy vendeve tona,” – u shpreh Kryeministri Rama.Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryeministri çek i cili u shpreh se marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve kanë nevojë për impuls të ri.BOHUSLAV SOBOTKA, Kryeministër i Çekisë: "Në marrëdhëniet bilaterale, ne kemi humbur shumë vite. Për mendimin tim, shkëmbimi nuk i përgjigjet potencialeve që mund të thithë tregu shqiptar dhe çek. Marrëdhëniet tona ekonomike kanë nevojë për një impuls të ri. Unë jam i bindur që vizita e zotit Rama do të ndihmojë për të realizuar projektet afatgjate të bashkëpunimit midis vendeve tona"Prej disa vitesh, turizmi përbën një fushë me atraksion të lartë për qytetarët çekët. Duke evidentuar këtë fakt, Kryeministri Rama theksoi se qeveria shqiptare e sheh me interes rritjen e numrit të turistëve nga Cekia. /Oranews.tv/