Romët tek liqeni, Avokati i Popullit: Rekomandime institucioneve për zhvendosjen
Disa familje të mbetura të komunitetit rom tek Liqeni Artificial i Tiranës vijonë të jetojnë ende në këtë vend edhe pas thirrjeve të bashkise per t’u larguar prej aty. Pamjet janë të mjerueshme dhe gjendja e tyre e vështirë.Për të inspektuar gjëndjen në kampin e komunitetit rom ishin përfaqësues të Avkokatit të Popullit të cilët u njohën me shqetësimet e këtyre familjeve.Zyra e Avokatit të Popullit disa ditë më parë i ka dërguar institucioneve përgjegjëse, një sërë rekomandimesh që synojnë marrjen e masave për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit rom.“Patëm komunikime joformale me punonjësit e bashkisë këtu në kamp si dhe komunkim zyrtar me bashkinë Tiranë të cilit i kemi dërguar një rekomandim për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme dhe gjetjen e një zgjidhje afatgjatë dhe dinjitoze për strehimin e këtyre banorëve. Nuk kemi ende asnjë përgjigje zyrtare nga bashkia”, tha përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.Në lidhje me këto deklarata ka reaguar bashkia e Tiranës e cila bën me dije se familjet e komunitetit rom janë sistemuar nga ana e saj sipas një plani të mirëmenduar i cili u ka ofruar mbështetje këtyre familjeve në formën e qërasë mujore dhe asistencë për të marrë banesa me qera si dhe strehë në qëndrën e emergjencave.Familjet rome të cilat vinin nga qytete të tjera të Shqipërisë me dëshirë të plotë janë rikthyer në shtëpitë e tyre përfundon njoftimi i bashkisë së Tiranës