Banorët në Vlorë thonë se dëmi është i madh, i kërkojnë shtetit të mbajë përgjegjësi
Të ndodhur para një situate emergjence, nga mungesa e veshmbathjeve, ushqimeve, banorët e prekur nga përmbytjet apelojnë për ndihmë.Sipas tyre, banesat janë bërë të pabanueshme pas futjes së ujit brenda.“Ka mbaruar çdo gjë, me batanije, me çarçafë me librat e fëmijëve, çdo gjë” thotë një banore.”Shtëpia qëndroi dy ditë në ujë dhe askush nuk u interesua. Isha në bashki dhe askush nuk u interesua. Pse jetojmë në këtë qytet. Përmbytja është faji i shtetit ”Krahas familjareve, goditje te forte nga përmbytjet pësoi edhe biznesi. Në zonat e prekura janë mbi 1400 biznese të vogla të dëmtuara, si oficina, ushqimore, punishte, furra buke, etj.“Këtu gjithë makineritë dhe elektromotorët u zhytën në ujë. Për çudinë më të madhe nuk ka pasur asnjë interesim për 48 orë”Ndërkohë bashkia e Vlorës ka punuar përgjatë gjithë natës për heqjen e inerteve dhe gurëve nga rruga në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa do të ketë dhe ndërhyrje te specializuar për të rindërtuar murin mbajtës në Radhimë. Aktualisht ende nuk ka një shifër të saktë të përllogaritjes së dëmeve nga përmbytjet.
/Oranews.tv/