Marrëveshja me CEZ, Gjiknuri e Avokatja e Shtetit paditen për një dëm 479 mln euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2015, 17:07
Në mesin e debatit për cështjen e CEZ, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi penalisht më 14 tetor 2015, Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri dhe Avokaten e Shtetit Alma Hicka për marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe kompanisë ceke CEZ, e cila shmangu arbitrazhin.KLSH ka dorëzuar dy kallëzimet në Prokurori pas auditit të kryer në ministrinë e Energjisë dhe në Avokaturën e Shtetit nga ku ka rezultuar se me marrëveshjen e paqes, shtetit shqiptar i është shkatuar një dëm prej 479 milionë euro.KLSH sqaron në komunikatën e gjatë se Çështja kryesore në të dy këto auditime ka qenë, procedurat e ndjekura dhe negociatat që sollën zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjes ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe CEZ.KLSH nënvizon se dëmi ekonomik që i është shkaktuar financave të kompanisë tashmë tërësisht shtetërore OSHEE sh.a është 479 milionë euro, nga të cilat 95 milionë euro si pagesë e dakordësuar në Marrëveshje, 352 milionë euro, detyrime financiare të prapambetura, rrjedhojë e keqmenaxhimit gjatë viteve 2009-2012 dhe 32 milion euro zhvlerësimi ne zero i vlerës së 24% te aksioneve te Shtetit.Po ashtu KLSH nënvizon se dëmi duhet të jetë më i madh pasi në shifrën 479 milionë euro nuk nuk janë llogaritur kostot shtese që do duhet të përballohen nga vetë Shteti Shqiptar për rigjallërimin e sistemit energjetik dhe kthimin në parametra financiare normale të kësaj shoqërie publike.KLSH argumenton se marrëveshja e firmosur më 23 qershor 2014 nga Grupi i Punës i kryesuar nga Ministri Gjiknuri, përmban elementët e pakti tërësisht të pabarabartë dhe jo në proporcion me pretendimet e deriatëhershme të Shtetit Shqiptar ndaj CEZ.shkrim apo terheqje nga dokumentiSipas kotnrollit të lartë të shtetit, auditi ka treguar se shuma prej 95 milionë euro është një dëm i parikuperueshëm, dhe për këtë mban përgjegjësi Grupi i Punës i kryesuar nga Gjiknuri, ndërsa shuma 384 milionë euro është dëm ekonomik që do të rëndojë financat e shtetit për shumë kohë, duke kërkuar një regjim të fortë kontrolli financiar.KLSH argumenton se në mënyrë të padrejtë shoqërisë CEZ i janë njohur dhe marrë përsipër detyrime të padokumentuara, dhe shteti jo vetëm trashëgoi një shoqëri të falimentuar por pagoi para për të marrë përsipër humbjet dhe borxhet e trashëguara. Për më tepër, KLSH nbënvizon se Grupi i Punës nuk ka dokumentuar asgjë në lidhje me mbledhjet e zhvilluara ndërmjet anëtarëve të tij dhe CEZ, duke vënë në diskutim serioz punën dhe mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar.Ndërkohë për Avokatin e Shtetit KLSH analizon se jo vetëm nuk duhet te nënshkruante një marrëveshjeje tërësisht të disfavorshme por duhet të paralajmëronte dhe informonte qeverinë se përmes saj rrezikoheshin qartazi interesat e ligjshme të Shtetit Shqiptar. KLSh nënvizon se veprimet dhe mos veprimet e Grupit të Punës kanë bërë zero të gjitha pretendimet për detyrimet që CEZ i detyrohej palës shqiptare.
KLSH kallëzon penalisht Damian Gjiknurin dhe avokaten e shtetit
Cfare zbuloi auditimi Referuar përmbajtjes së Marrëveshjes për Zgjidhjen me Mirëkuptim, të nënshkruar më datë 23.06.2014, nga Grupi i Punës i kryesuar nga Ministri Gjiknuri, evidentohen fare qartë elementët e një marrëveshjeje tërësisht të pabarabartë dhe jo në proporcion me pretendimet e deriatëhershme të Shtetit Shqiptar ndaj CEZ a.s, duke shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 479 milionë euro, si më poshtë:- Në vlerën 95 milionë euro për pagesë e dakortësuar në marrëveshje, të pabazuar në dokumentacion financiar për përdorimin e kredive dhe huave dytësore, apo njohje të drejtash nga CEZ Shpërndarje sh.a (dëm ekonomik i parikuperueshëm);
- Në vlerën 352 milionë euro, si diferencë midis detyrimeve afat-shkurtra të njohura dhe të drejtave afat-shkurtra të njohura (mungesa në kapitalin qarkullues) të shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a, sipas pasqyrave financiare të shoqërisë, vlerë që përfshin edhe detyrimet për faturat e blerjes së energjisë dhe tarifave të transmetimit ndaj KESH dhe OST, të akumuluara gjatë administrimit të CEZ a.s, në një nivel 41,198,699,479 lekë bashkë me interesat ose 294 milionë euro (dëm që do rëndojë gjëndjen financiare të shoqërisë në të ardhmen);
- Në vlerën 32 milionë euro, për zhvlerësimin e vlerës së tregut të 24% të aksioneve të shtetit në CEZ Shpërndarje sh.a. Mos pretendimi i diferencës ndërmjet vlerës së aksioneve të Qeverisë Shqiptare gjatë privatizimit (CEZ a.s, ka paguar 102 milionë euro për të kontrolluar 76% të paketës së operatorit të shpërndarjes, moment kur vlera e 24% të aksioneve të Shtetit Shqiptar ishte 32 milionë euro) dhe vlerës zero të aksioneve të saj më 21 janar 2013, shoqërisë i është shkaktuar një dëm që do rëndojë gjendjen financiare të shoqërisë në një periudhë afatmesme).
- 4. Shuma prej 6.1 milionë eurosh, shumë që përfaqëson detyrimet që CEZ Shpërndarje i ka pasur shoqërisë CEZ Albania, tashmë e njohur me emrin Share Services Albania, për shërbimet e ofruara në vazhdimësi sipas marrëveshjeve përkatëse të nënshkruara, duke filluar nga viti 2009. Sipas kontratës CEZ a.s, mori përsipër të transferonte Knoë-Hoë e tij nga eksperienca në treg drejt OSSH. Konstatohet se nuk është realizuar ky detyrim kontraktor, pasi OSSH/CEZ sh.a hyri në një seri marrëveshjesh me filialet e CEZ a.s, duke kontraktuar jashtë shoqërisë realizimin e shërbimeve kryesore administrative dhe operacionale që OSSH/CEZ sh.a. duhet të ushtronte. Këto shërbime përfshinin matjet, financimin, menaxhimin e faciliteteve, dhe burimet njerëzore. Në raportet financiare konstatohet se shërbimet totale administrative dhe operacionale outsorced nga OSSH/CEZ sh.a. tek CEZ Albania (filial i shoqërisë CEZ a.s, u rritën nga 0,25 miliardë lekë në 2009 në 1,4 miliardë lekë në 2012, pika 10.11). Pra është i thjeshtë fakti që për Knoë Hoë që CEZ Shpërndarje sh.a, ka paguar ndër vite për ngitje kapacitetesh që nuk ishin të vetat, shërbime kontabiliteti dhe konsulenca të cilat përsëri nuk i shërbejnë më, pasi CEZ Albania (e cila ishte në pronësi të CEZ a.s) në fund të vitit 2012 rezulton se nuk ka transferuar aktivet materiale dhe jomateriale të krijuara për vetë CEZ Shpërndarjen sh.a, por i ka zhvlerësuar këto aktive dhe ka çuar shoqërinë në likujdim. Vlera e munguar bazuar në pasqyrat finaciare të bashkëngjitur raportit teknik është rreth 21.4 milionë euro (rreth 3 miliardë lekë të shpenzuar pa patur të drejtën e pronësisë mbi këto investime në kapital njerëzor), duke përbërë dëm për interesat e CEZ Shpërndarjes sh.a. Pra shteti ka njohur detyrime për mallra dhe shërbime të cilat nuk kaluan tek CEZ Shpërndarja sh.a.