Dëmtimi i Pllakatës Osmane, Kumbaro: Autorët do ndiqen penalisht

Pllakati i Sulltan Sulejmanit i vendosur në kalanë e Lezhës i cili disa ditë më parë u dëmtua nga persona ende të panjohur do ti nënshtrohet restaurimit.Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e dënoi ashpër aktin e dëmtimit të pllakatit dhe bëri me dije se çdo sulm ndaj monumenteve të kulturës do të dënohet penalisht:Mirela Kumbaro : “ Është tërhequr ajo copë mbishkrimi në laboratoret e Institutit të Monumenteve të Kulturës për tiu nënshtruar restaurimit siç bëjmë me shumë objekte të tjera të dëmtuara.Nuk do lejojmë askënd ta cënojë por për këtë i bëj thirrjë të gjithë komunitetit që çdo monument kulture duhet mbrojtur nga të gjithë ne.”Pyetjes së Ora News nëse pllakati pas restaurimit do të vendoset në kalanë e Lezhës Ministrja Kombaro preferoi të mos i japë përgjigje.Deklaratat e saj Kumbaro i bëri nga Shkodra gjatë ceremonisë ku u njoftua për përfundimin e Projektit të Muzeut Virtual "Marubi" i cili bën të mundur dixhitalizimin e arkivit fotografik të kësaj pasurie kombëtare.Për drejtorin e fototekës Luçian Bedeni sfida e rradhës është futja e saj në "UNESCO" si trashëgimi botërore dhe për këtë kërkoi mbështejen e ministrisë dhe bashkisë së qytetit:Luçian Bedeni : “Përfitoj nga rasti për të bërë një apel edhe për Ministrinë por edhe për Bashkinë që të bashkojmë forcat tashmë për Marubin në UNESCO”Voltana Ademi: “Është një vlerë kombëtare shqiptare që meriton të promovohet . Unë mendoj që projekti jo vetëm për inovacionin që ka sjellë por sidomos për promovimin e kësaj vlere të çmuar unikale, ka bërë shumë.Deri më tani është arritur që rreth 100 mijë fotografi të bëra në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe fillim shek XX të dixhitalizohet me rezolucion të lartë. Fototeka kombëtare ka mbi gjysëm milion lastra dhe negativë fotografikë të grumbulluar në 157 vite. /Oranews.tv/