Dëmtohet argjinatura , Përroi i Zaranikës rrezikon dhjetëra banesa
Dëmtimi i argjinaturës mbrojtëse të përroit të Zaranikës në Elbasan, është çështje që kërkon ndërhyrje urgjente. Sipas kreut të Bordit të Kullimit, nëse nuk riparohet argjinatura, rrezikon përmbytjen e dhjetëra banesave përgjatë gjatësisë së përroit.Shkatërrimi i një pjesë të argjinaturës së përroit të Zaranikës në Elbasan, kërkon investim urgjencë nga qeveria, në mënyrë që të shmangen fatkeqësi të mundshme në rast reshjesh intensive.Deklarata vjen nga kreu i bordit te kullimit në Elbasan Astrit Xhelili, i cili thekson se në argjinaturën mbrojtëse të Përroit nuk është ndërhyrë prej viteve 70.Këto argjinatura të vjetëruara sipas Xhelilit nuk japin garanci për shmangien e përmbytjeve.Astrit Xhelili : "Për të stabilizuar përroin e Zaranikës duhet një investim që fillon nga dita dhe të paktën 3 km nga 5 km që është përroi , 3 km duhet një riveshje sepse animet që ne bëjmë nuk garantojnë betonin që është hedhur ose më saktë projekti fillestar është bërë në vitet '70. Betoni tani shkërmoqet shumë shpejt prandaj aty duhet një investim nga fillimi."Aktualisht për të parandaluar rrezikun që u kanoset familjeve që banojnë përgjatë përroit të Zaranikës, janë duke u vendor rreth 250 blloqe betoni nga prefektura e Elbasanit. /Oranews.tv/