SHBA, Klinton-Sander debat për armët dhe taksat

5 kandidatët demokratë për garën presidenciale në SHBA kanë zhvilluar debatin e parë televiziv. Por të vetmit që spikatën me debatin e tyre ishin ish sekretarja Klinton dhe rivali i saj kryesor Sanders. Ligji i armëve, nivieli i taksave, kanë qënë cështjet më të debatuara ndërsa rivali i Klinton nuk ka lënë pa përmendur edhe debatin e kohëve të fundit të publikimit të e maileve.Demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilluan debatin e parë për të përcaktuar kandidatin që do të garojë për President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndonëse në këtë ballafaqim merrnin pjesë 5 kandidatë, vemendja është spostuar e gjitha tek dy rivalët kryesorë të cilët janë Hilari Klinton dhe Bernie Sanders. Midis tyre pati edhe një përplasje e cila erdhi gjatë kohës që po diskutohej mbi çështjen e përdorimit të armëve të zjarrit. E pyetur nga moderatori nëse ishte dakord mbi qëndrimet e rivalit të saj mbi këtë temë, Klinton u shpreh se nuk pajtohej aspak. Kjo e fundit i'u referua një ligji të votuar nga Sanders në vitin 2005, sipas të cilit prodhuesit e armëve fitonin imunitet nga kontrrolli shtetëror. Për të mbrojtur veten, 74-vjeçari tha se do të mbështeste zgjerimin e kontrrolit mbi personat që duan të blejnë armë zjarri.Ish-sekretarja e shtetit u mundua që të ndalte hovin e Sanders, pasi në bazë të sondazheve paraprake, ai po krijon një avantazh të lehtë dhe ka arritur të mbledhur grupe të mëdha njerëzish në fushatat e tij në terren. Ai e kundërshtoi  Hilari Klintonin duke thënë se mbështetja e saj për një zonë të ndalimfluturimit në Siri do të krijonte probleme serioze. Në këtë pikë atij i'u bashkua edhe kandidati tjetër, Martin O'Malley, i cili u shpreh se një veprim i tillë do të nxiste sërisht një luftë të ftohtë me Rusinë, gjë që nuk rradhitet në interesat e Shteteve të Bashkuara./Oranews.tv/