Fermerët e Çukës në Sarandë përplasen me policinë private
Fermerët e Çukës në Sarandë janë përplasur me policinë private pasi nuk janë lejuar të korrin misrin e kultivuar prej tyre.Konflikti nis prej majit, kur tokat bujqësore të fshatit i janë dhënë përmes një ankandi nga Ministria e Bujqësisë, një kompanie private për shfrytëzim.Fërmerët e quajnë padrejtësi dhënien e tokës me ankand tek palë që nuk janë të zonës, ndërkohë që ata kanë vite që e punojnë.“Ne punësojmë veten. Hamë një copë bukë. Kemi 25 vjet dhe gjithë investimin e kemi këtu” thotë një fermer.“Deri në 2014 i kemi punuar tokat dhe tani duan të na i marrin të mbjella. Ku ka ndodhur kjo. Ne mbaruam korrjet do nisim plugimin. Nuk ishte e nevojshme të vijë një nga mallakastra të marrë tokën këtu. Vetë e kemi pastruar, me kanale e me të tëra, burra gra e fëmijë. Nuk i kërkuam shtetit të na punësojë. U punësuam vetë, port ë paktën të na lërë të jetojmë dhe ne ” Thotë një fermer tjetër.Ministria e Bujqësisë ka firmosur në maj të këtij viti një marrëveshje me një kompani private për shfrytëzimin e rreth 123 hektarëve tokë bujqësore në zonën kadastrale 1430 në fshatin Çukë të njësisë administrative Aliko.
/Oranews.tv/