Rruga e Arbrit, "po rinegociohet vlera nga kompania dhe banka"
Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka dhënë detaje për mbarëvajtjen e tre projekteve të rëndësishme të infrastrukturës në vend. Gjatë inspektimit të punimeve në një segment të Unazës së Re në kryeqytet Z. Haxhinasto garantoi se ajo do të jete gati pas një viti. Lidhur me Rrugën e Arbrit përjashtoi çdo dyshim për një tërheqje të bankës apo kompanisë por tha se thjesht po rinegociohet për vlerën.Tirane- Unaza e Re në kryeqytet do të përfundojë në tetor të vitit të ardhshëm.Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto inspektoi punimet në këtë vepër infrastrukturore dhe pranoi problemet për shkak te shpronësimeve.Haxhinasto: Ka probleme me shpronësimet, cilësinë e projekteve të cilat po përpiqemi ti zgjidhim. Kjo kontratë është shtyrë për të përfunduar në tetor të vitit të ardhshëm pikërisht nga këto vonesa."Ministri i Transporteve hodhi drite mbi dyshimet për tërheqje të bankës që do të financojë ndërtimin e Rrugës së Arbrit.Haxhinasto: "Nuk ka asnjë tërheqje nga ana e bankës apo e kompanisë. Janë paraqitur disa ndryshime në vlerat e projektit"Ndërsa në lidhje me problematikat për përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan ministri ripërsëriti edhe njëherë faktin se kompania duhet të plotësojë kushtet në kontratë"Kompania "Aktor" duhet ti përmbahet të gjithë detyrimeve kontraktore"Ndërkohë për dhënien me konçesion të Rrugës së Kombit kreu i transporteve deklaroi se në datën 15 pritet të përzgjidhet kompania fituese./Oranews.tv/