Vuçiç: Unë në "Elbasan Arena"? Do e vendos kur të shoh kush janë miqtë e tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2015, 13:12
Kryeministri serb Aleksandar Vuçic nuk e ka vendosur ende nëse do të udhëtojë drejt Elbasanit apo jo për të ndjekur nga afër ndeshjen "Shqipëri- Sebri"Ai do të marrë një vendim në lidhje kur të mësonte se kush nga të ftuarit kishin pranuar ftesën dhe konfirmonin vizitën, transmeton Tanjug."Unë nuk kam vendosur nëse do të shkoj, sepse unë jam duke pritur për të parë se kush do të jetë atje. Unë do të pres për të marrë informacion nga zyra (Kryeministrit të Shqipërisë, Edi) Rama, kështu që unë do të marrë një vendim", tha Vuçiç në një intervistë me gazetarët në Smederevë.