IKMT në Fier, nis prishja e godinave për projektin e parkut publik
Në Fier ka nisur nga IKMT dhe INUV, prishja e godinave që preken nga projekti i ndërtimit të një parku publik në qendër të qytetit. IKMT ka ndërhyrë me mjete të rënda për shembjen e disa magazinave të vjetra dy katëshe.IKMT ka mbërritur në Fier në mbështetje të INUV për prishjen e godinave të mëdha në kuadër të projektit për ndërtimin e parkut në qendër të qytetit.IKMT ka ndërhyrë me makineritë e rënda për shembjen e objekteve me dhe pa leje që preken nga plani urbanistik për parkun publik që do zërë një sipërfaqe 2.6 hektarë.Hadër Çako: IKMT vjen në Fier pas kërkesës sonë si rezultat i mungesës së mjeteve për prishjen e këtyre objekteve. Kjo në mënyrë që të realizojmë prishjet në një kohë sa më të shkurtër për të filluar zbatimin e projektit të parkut të qytetit. Aksioni i IKMT do të zgjasë deri në përfundimin e këtyre objekteve që janë imediatë, pastaj ne do të vazhdojmë operacionin për të gjthë objektet e tjera pa leje.Në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak Fier u miratua projekti për ndërtimin e një parku shlodhës, çka solli dhe miratimin e shpejtë të pikës për shpronësimin e objekteve me leje.
/Oranews.tv/