Etrit Berisha: Do bëjmë gjithçka të mundemi të fitojmë ndaj Serbisë
Ekipi ynë Kombëtar i Futbollit po vijon me përgatitjet intesive në kuadër të përballjes me Serbinë.Në kampin kuqezi mbizotëron optimizmi për një takim i cili mund të na dhurojë biletën për në Francë.Portieri i kuqezinjve Etrit Berisha shprehet në lidhje me këtë ndeshje duke deklaruar se fitorja është i vetmi rezultat i kënaqshëm për të duke shtuar se ka besim të plotë që takimi nuk do të njolloset nga incidente të pakëndshëm"Për ne është shumë e vlefshme kjo ndeshje, sidomos fitorja do të jetë shumë e madhe për ne. Do bëjmë më të mirën siç kemi bërë deri tani. Do bëjmë gjithçka që është e mundur ta fitojmë këtë ndeshje”I pyetur a do të kënaqej më barazimin Etrit Berisha u përgjigj: "Për ne është e rëndëishme vetëm fitorja”Mjaft optimist shfaqet edhe mbrojtësi Eseild Hysaj, i cili megjithëse e vlerëson kundërshtarin ka besim tek suksesiPërfaqësuesja shqiptare ka mundësinë që të sigurojë për herë të parë pjesëmarrjen në një event madhor të futbollit europian.
/Oranews.tv/