Policia konkretizon masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri - Serbi

Drejtori i Pergjithshem per Sigurine Drejtues i Larte Altin Qato mblodhi sot grupin e drejtimit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit për konkretizimin e masave për ndeshjen Shqipëri - Serbi.Janë 1500 punonjës policie që do të angazhohen për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri- Serbi që do të mbahet më 8 tetor në “Elbasan Arena”.Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen  në  Bulevardin  Aqif  Pasha,  nga    Stadiumi  deri  tek   Shatërvani,  nga  ora   12:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes  do   të  jenë  të  mbyllura.Në  të   gjitha  ballkonet, ambientet dhe  pallatet   përreth   Stadiumit,  nuk  do  të  lejohen  persona që  nuk  janë  pjestarë  të  familjes.Drejtoria Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë  8 Tetor  2015,  lëvizjen e tyre me automjet   brenda qytetit  të  Elbasanit.Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.  Nuk do të lejohen të kenë me vete sende të forta, shishe (të cfarëdolloji) fishekzjarre,  monedha apo metale  (të  cfarëdolloji)12109132_1064077310277751_6215904678702671673_n 12122813_1064077336944415_3380857500983009447_n 12105869_1064077436944405_770854192438760981_n/Oranews.tv/