Vijon tensioni në Bregun Perëndimor, përleshje Izrael-Palestinë

Forcat e Izraelit kanë nisur një operacion në Bregun Perëndimor pas dhunës dhe përleshjeve që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.Gjatë bastisjes së nisur që në orët e para të mëngjesit, të rinj palestinezë kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta forcat e rendit.Ata sulmuan makinat ushtarake të tyre dhe dogjën goma makinash nëpër rrugë.Sipas mediave palestineze, ushtria izraelite pas bastisjes së disa banesave ka arrestuar 2 shtetas palestinezë dhe një të tretë e arrestuan gjatë përleshjeve.Në qytetin e Betlehemit, palestinezët nisën protesta të përgjithshme pas vrasjes së një të riu palestinez gjatë përleshjeve me ushtarët izraelitë.Një djalë 13-vjeçar i identifikuar si Abdel-Rahman Abeidallah humbi jetën nga një plumb në zemër.Ushtria izraelite thotë se nuk ka informacion specifik, duke u distancuar nga ngjarja.Sakaq të enjten 4 izraelitë u vranë dhe 3 u plagosën, ngjarje për të cilën Izraeli akuzon militantët palestinezë.Dhuna e intensifikuar javët e fundit në lindje të Jeruzalemit dhe në Bregun Perëndimor ka ngritur shqetësimin se konflikti mund të përshkallëzohet edhe më tej mes dy vendeve.Trazirat e fundit kanë nisur për tempullin e Al Aksa, ku palestinezët kanë frikë se kontrolli nga hebrenjtë mund të shfuqizojë myslimanët palestinezë.