PD: Rama i jep tenderin ndërtuesit të sarajeve të tij, reagon OSHEE
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama , se ka favorizuar nje mikun e tij, i cili i ka ndërtuar shtëpinë në Surrel duke i dhënë tenderin për rindërtimin e godinës së OSHEE-së.I menjehershëm ishte reagimi i Operatorit të Sistemit të Shëpërndarjes së Energjisë Elektrike, që bën një vleresim për punën e saj të përditshme pa u ndalur në akuzën konkrete.“Ne do të ndertojmë qendrën e re moderne të kompanisë sonë për të kursyer parate e qirave në vite si edhe per t'i sherbyer me dinjitet të plote klientëve. Ndërsa partisë së shkatërruesve të kompanisë kur ishin në pushtet dhe shpifësve profesionistë tani që janë në opozitë, u themi vetëm të mos harrojnë të paguajnë rregullisht dritat. Për të tjerat le të thonë ç'të duan"Këtij reagimi, Partia Demokratike iu përgjigj me tone të ashpra duke akzuar drejtorin e OSHEE-së si shkaktarin e dhjetëra fatkeqësive në familjet e pamundura shqipatre.“Partia Demokratike ka një mesazh për këtë kryehajdut e kryebandit: Shpejt do të vijë dita që do të mbash përgjegjësi për gjithë abuzimet, vjedhjet, tenderat, klientelizmin, padrejtësitë dhe jetët e shqiptarëve që ke marrë në qafë.Partia Demokratike të jep fjalën se do të provosh atë çfarë provoi Qamil Zela kur e dërgove në burg për 35 mijë lekë të vjetra debi”Deklaratë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi PalokaEdi Rama ia dha dje 4 miliardë e 540 milionë lekët mikut të tij për ndërtimin e godinës së OSHEE, edhe pse kjo aferë u denoncua publikisht nga Partia Demokratike, me date 11 shtator, edhe pse opinioni publik u informua për këtë tender ku fituesi ishte i paracaktuar.Fituesi u shpall dje, dhe ai është ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, miku i tij i vjetër në biznes, Carapuli, ashtu siç kishim paralajmëruar ne me denoncimin publik që bëmë.Ky është një korrupsion i pastër me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës. Masha e tij e bindur në OSHEE vetëm sa ka zbatuar porosinë në këtë rast.Miku, partneri, ortaku i Edi Ramës mori tenderin prej 4 miliardë e 540 milionë lekësh, edhe pse kishte paraqitur ofertën më të lartë.U skualifikua subjekti tjetër që u fut në garë duke ofruar 740 milionë lekë më pak, pra që do ti kursente qytetarëve shqiptarë 740 milionë lekë.Vetëm një urdhër i Edi Ramës do të sillte këtë rezultat, që fitues të shpallet dikush që e ka ofertën 500 mijë euro më të madhe.Askush nuk do të kishte guxim kaq të marrë për të dhënë një tender të tillë, pa urdhrin e Edi Ramës, urdhrin e atij që vendos në fakt për çdo tender në vend.Shqipëria nuk është në ditën kur respektohet procedura, ligji, kur kursehen paratë në tendera.Miku dhe interesi i Edi Ramës prevalon mbi të gjitha.Pazaret dhe aferat e Edi Ramës janë urdhri.Ky korrupsion, kjo babëzi, kjo zhvatje bëhet pikërisht me paratë që OSHEE, kjo bande kriminale, ua ka marrë shqiptarëve me kërbaç, duke i shtypur e poshtëruar, duke i dërguar në burg, e shpesh duke u marrë dhe jetën.Kanë përfunduar në burg e kanë vrarë vetën për 30 mijë lekë të vjetra qytetarët tanë, ndërkohë që kryeministri ndan miliardat me mikun e tij në shkelje të ligjit e procedurës.Po dhunohen çdo ditë mijëra qytetarë që jetojnë me një dyqan të vogël, ndërkohë që Edi Rama sdo tia dijë për asnjë rregull apo ligj, jep 4 miliardë e 540 milionë lekë për ndërtuesin e sarajeve të tij të luksit.Shihni me sa lehtësi këto para të gjakut të qytetarëve ndahen si tortë mes miqve e ortakëve.Këtu kemi arritur.Nuk ka më kohë të dashur qytetarë.Vetëm drejtësia që vjen nga bashkimi ynë për të ndalur këtë oligarki të korruptuar e kriminale, është rruga e daljes.