Komision "ad hoc" për riorganizimin e Partisë Demokratike
Në një mbledhje prej afro 2 orësh, kryesia e PD nën drejtimin e Lulzim Bashës, ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Me një raport të detajuar mbi zgjedhjet vendore të 2015, sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani ka bërë një krahasim me betejën e 2013, ku sipas burimeve nga mbledhja, është mbështetur fakti se PD ka pasur rezultat më të mirë se ai i 2 viteve më parë.Por për të dalë me rezutate më konkrete, kryesia ka vendosur të miratojë ngritjen e një grupi ad hoc për përgatitjen e riorganizmit të PD në terren.Por mbledhja ka prodhurar edhe anëtarë të rinj të kryesisë, figura të njohura të PD.Anëtar dhe njëherësh drejtuesi i bordit të fondacionit ” Për liri dhe demokraci” është bërë ish Ministri i Mborjtjes dhe një nga themeluesit e PD, Arben Imami.Në kryesi gjithashtu është përfshirë edhe kandidati i PD për Bashkinë Tiranë, Halim Kosova si dhe kryebashkiakët e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.Pas mbledhjes, kryedemokrati Lulzim Basha tha se PD do të mësojë mbi gabimet e zgjedhjeve të funditLulzim Basha : Partia Demokratike dhe unë personalisht jemi të vendosur të nxjerrim mësimet tona me qëllim përmirësimin në nivel organizativ të strukturës nga seksioni në qendër dhe përgatitjen e fuqishme për përballjen e ardhshme politike : zgjedhjet e përgjithshme. Duke filluar nga java e ardhshme do jem në terren me qytetarët për të dëgjuar fjalën e tyre dhe për të thënë edhe ne fjalën toneBasha komentoi edhe takimin e aleatëve Rama-Meta, menjëherë pas kthimit të kryeministrit nga SHBALulzim Basha: “Bashkëfajtoret të takohen, të rakordohen, të puthen të përqafohen, nesër të pështyhen e prapë të puthen”Kryetari i PD-së këmbënguli se shumë shpejt partia e tij do ketë gati paketën e shpëtimit, për disa nga problemet kryesore me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë.[caption id="attachment_591711" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Lulzim Basha[/caption][caption id="attachment_591824" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Halim Kosova duke hyre ne seline PD[/caption]/Oranews.tv/